Yuri Kim apel palëve: Ka ardhur koha të veproni
Ambasadorja amerikane Yuri Kim, ka reaguar lidhur me miratimin e Reformës Zgjedhore.

Kim shkruan në Twitter, se kërkon nga palët që të lëvizin nga qëndrimet e tyre për të gjetur një marrëveshje, nisur edhe nga fakti se 31 maji ishte premtuar si afati limit për përfundimin e reformës.

Reagimi

“Të gjitha palët kanë treguar lëvizje dhe janë ekstremisht afër. Ju keni vendosur nëj qëllim, ju keni vendosur një afat që është 31 Maji. Tashmë ka ardhur koha që të ndaloni së këmbënguluri për pozicione të pavlefshme apo të vendosni kushte të reja. Ka ardhur koha që të mbani fjalën e dhënë popullit shqiptar. Koha që të veproni.”

Shtuar më 01/06/2020, ora 10:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori