Youtube më në fund prezanton si do t'i luftojë videot e terrorit
Pëlqej
Edhe pse rregullat e Youtube kanë qenë gjithhmonë të rrepta, ky rrjet social nuk ka mundur ti ndalojë dot videot që ndjellin urrejtje dhe terror.

Problemi thelbësor është se videot nuk thyejnë asnjë rregull specifik të platformës. Bllokimi i disa videove bazuar në ideologji e disa të tjera jo, do të mund të çonte në standarde të dyfishta duke thyer kështu rregullin e parë të YouTube: se përdoruesit mund të ngarkojnë përmbajtjen e tyre, për aq gjatë sa nuk është e paligjshme, pa frikën se mund të cenzurohen.

Të dielën, Google, që ka në pronësi YouTube, njoftoi për rregullat e reja që ndihmojnë që përmbajtje të tilla me ideologji urrejtëse të mos publikohen në YouTube.

Njoftimi u bë në një postim në blog nga Kent Walker, këshilltari i përgjithshëm i Google, nën titullin “Pesë hapat që po i ndërmarrim sot për të luftuar terrorin online”.

Dy hapat e parë përfshijne identifikimin dhe fshirjen e videove që veçanërisht inkurajojnë terrorizmin. Por, siç shkroi Ëalker, nuk është aq e thjeshtë siç tingëllon, sidomos prej vitit 2012, një orë përmbajtje ngarkohet në platformë çdo sekondë.

Aktualisht, YouTube do përdorë një kombinim analizash të videove, të cilat bëhen nga programe dhe njerëz të ndryshëm, për të gjetur dhe fshirë videot që thyejnë rregullat e saja./albeu.com/
Shtuar më 19/06/2017, ora 12:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori