Presidenti gjerman i shkon Ramës në zyrë, kryeministri i bën dhuratë një libër dhe një pikturë (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama priti sot në Kryeministri, presidentin gjerman Frank-Walter Steinmeier.

Gjatë takimit Rama tha se është mirënjohës ndaj mbështetjes së Gjermanisë për vendin tonë.

Ndërsa presidenti nga ana e tij përgëzoi Shqipërinë për hapjen e negociatave me BE-në, teksa tha se vendet skeptike kanë rënë dakord që duhet përshpejtuar proceduara për zgjerimin e BE në Ballkanin Perëndimor.

Në fund të fjalimeve dy liderët shkëmbyen dhurata mes tyre. Rama i dha presidentin gjerman një libër dhe një pikturë.


Shtuar 1.12.2022 17:59