Yanukovych akuzon CIA-n për vendimet e qeverisë së Ukrainës
Presidenti i përmbysur i Ukrainës, Viktor Yanukovych gjatë një paraqitjeje në televizionin shtetëror rus, Yanukovych, ka deklaruar se drejtori i CIA-s John Brennan është takuar me udhëheqësit e ri të Ukrainës.

Ish presidenti i Ukrainës ka akuzuar CIA-n se qëndron pas vendimit të qeverisë Ukrainase, për përdorimin e forcës në rast se protestuesit pro-rus nuk i dorëzojnë armët dhe nuk i lirojnë objektet në lindje të Ukrainës.

Në qyetin lindor të Ukrainës në Sllovjansk, gjatë ditës së djeshme është zhvilluar një operacion “antiterror”, ku gjatë shkëmbimit të zjarrit janë vrarë disa persona.

Por nuk ka asnjë njoftim zyrtar se Brennan ka qëndruar në Ukrainë apo se mund të jetë i përfshirë në vendimet e fundit të qeverisë së re në Ukrainë.

Yanukovych është rrëzuar nga pushteti në muajin shkurt me vendim të parlamentit, pas protestave që përfshirë Kievin. Pas shkarkimit ai iku në Rusi me pretekstin se i rrezikohet jeta. /albeu.com/
Shtuar më 14/04/2014, ora 10:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori