Xhulieta po shkonte të jepte provimin e maturës, si qau vrasësi për 15 minuta
Ditën e sotme në Tiranë ndodhi një vrasje e dyfishtë pasi një 31-vjeçar nga Kukësi vrau ish-të dashurën e tij dhe pastaj qëlloi dhe veten.

Orë pas ore, detaje te reja zbulohen për ngjarjen në fjalë e cila ka tronditur thellë qytetarët.

Mësohet se vajza, 19-vjeç u vra në Don Bosko ndërkohë që po shkonte për të dhënë provimin e letërsisë në gjimnaz.

Viktima është Xhulieta Çuni, nga Vinjolli i Matit e cila kishte pasur një lidhje disa vjecare me autorin e këtij krimi.

Pas ndarjes e cila ka ardhur me kërkesën e 19-vjeçares, kuksiani i cili ishte ndarë edhe nga gruaja për të, ka kryer krimin e rëndë duke vrarë atë dhe veten.

Xhafer Mata e qëlloi me 2 plumba pistolete Xhujletën dhe pasi qëndroi 15 minuta në trotuar duke qarë pasi e kishte vrarë ish të dashurën, kaloi në anën tjetër të rrugës dhe qëlloi vetën në kokë para policisë që kishte mbërritur në vendngjarje lajmëruar nga deshmitaret e shumte.

Mësohet se 31-vjecari i ndërpriste rrugën çdo ditë Xhulietës, për ta bindur që ta merrte nuse në shtëpi, për të kurorëzuar kështu lidhjen intime disavjeçare.

Vajza po shkonte për të dhënë sot provimin e letërsisë, pasi ishte maturante shkruan panorama. Ajo kishte punuar per 5 muaj shitese në një market të zonës, punë të cilën e kishte lënë që nëmuajin shkurt për shkak të provimeve dhe do tëkthehej aty me të mbaruar shkollën. /albeu.com/
Shtuar më 08/06/2018, ora 23:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori