Xhisiela tensionohet në studion e Opinion: Top Channel e ka montuar intervistën
Xhisiela Maloku ka qenë e pranishmë në studion "Opinion" teksa gazetarët po diskutojnë për këtë cështje.

Aty, Xhisiela është përballur me një çështje që u ngrit edhe në studion e "Open" në Top Channel, ku gazetarja Anila Hoxha tregoi se vajza kishte gënjyer kur u tha se kishte vajtur në intervistë me taksi, ndërkohë që ato e kishin parë me një makinë tjetër me disa persona.

E çfarë problemi është ky?”,- iu drejtua Xhisiela e tensionuar gazetarit Mentor Kikia.

Më pas, Xhisiela deklaroi se intervista që u transmetuar sot në ‘Open’ është e montuar dhe se për "Top Channel" ajo ka dhënë edhe një intervistë tjetër që nuk është transmetuar.

Eni Vasili konfirmoi pas disa minutash ekzistencën e një tjetër interviste por theksoi se nuk ja lejon “ndërgjegjja qytetare dhe si gazetare që të transmetoja atë intervistë të parë që ishte vetëm një deklaratë për të mbrojtur disa persona”.

“Unë deklaroj me përgjegjësinë time se kjo intervistë nuk është e manipuluar”, deklaroi Vasili.
Shtuar më 01/10/2018, ora 22:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori