“Xhisiela syzet 400 euro, unë me rroba të dhuruara", gazetarja bën pyetjen që na shqetëson të gjithë
Xhisiela Maloku së fundmi ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik për shkak të luksit që ajo po jeton.

Disa ditë më parë u filmua nga kamerat me makinë luksoze që arrin shifrën e 8000 eurove dhe me aksesorë firmato si syze Gucci, apo Iphone X.

Por edhe ditën e sotme Xhisiela është shfaqur para gjykatës së Apelit në Tiranë e veshur me kostum firmato Adidas, duke bërë thirrje se mbështeste ish të dashurin e saj që e kishte denoncuar për përndjekje dhe shunë.

Veshjet e shtrenjta të Xhisielës io kanë bërë përshtypje edhe gazetarëve që po e intervistonin ku gazetarja e Ora NeWs, Flutura Tora ka bërë edhe një koment në lidhje me këtë.

Në një shkrim në Facebook, Flutura thotë se jeta është e padrejtë, teksa krahason veten e saj me Xhisielën që nuk ka punuar asnjë ditë, ndërsa ajo, nga Kukësi arriti të vijë në Tiranë e të jetë zonjë në punën e saj.

Flutura shkruan:

Unë dhe Xhisiela!
Teksa ajo prononcohej, unë meditoja
Ajo syzet 400 euro, unë syzet dhuratë nga vëllezërit.
Ajo rroba firmato, unë xhaketën dhe këmishën e motrave
Ajo tangërllik, unë “pjekje” në diell duke e pritur
A nuk është e padrejtë jeta?? /albeu.com/
Shtuar më 17/10/2018, ora 15:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori