Xhisiela rrëfen njohjen dhe lidhjen me Rexhepin
Xhisiela Maloku tregoi në Open se si është njohur me Rexhep Rrajën.

“Rexhepin e kam njohur në gjimnaz, ishim në klasa paralele. Aty jemi lidhur, kur ishim 17 vjeç, në vitin 2012. Deri në 2017 kam qenë e lidhur me të. Kanë qenë 5 vite me lidhje normale, jam ndjerë mirë përderisa ka zgjatur kaq shumë. Kurrë nuk ka kaluar në dhunë fizike të patolerueshme, dhunë verbale”, tregon Xhisiela.

Vajza tregon se “ndarja erdhi pa kuptim” shkruan TCH.

“Kishim 3 muaj që nuk binim dakord, gjërat u ftohën dhe Rexhepi kërkoi që të ndaheshim. Nuk e besoja dot që ndodhi. Jemi takuar sërish pas ndarjes, për t’u sqaruar. Takimi i fundit ka qenë në komisariat”, shprehet Xhisiela.
Shtuar më 01/10/2018, ora 21:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori