Xhirojnë miliarda: Njihni 10 kompanitë më të mëdha në Shqipëri
Sipas INSTAT, xhiro totale e faturar e vitit të kaluar nga të gjitha bizneset në Shqipëri ishte rreth 2 mijë e 37 miliard lekë ose 16 miliard euro.

Rreth 18 % xhiro erdhi nga vetëm 10 kompani.

Kjo listë dominohet sërish nga kompanitë e karburanteve, monopolet shtetërore të energjisë, bankat dhe kompanitë e ndërtimit.

Sipas këtyre të dhënave, kompania më e madhe në vend është Kastrati.

Shoqëria e importimit të karburanteve me shumicë faturoi vitin e kaluar 62.2 miliardë lekë ose 500 milionë euro, falë edhe rritjes së çmimit të naftës në bursat ndërkombëtare, që rrit qarkullimin e kompanive të cilat importojnë këtë produkt.

OSSHE, monopoli shtetëror i shpërndarjes së energjisë u rendit në vendin e dytë me 443 milionë euro.

Në vendin e tretë rezulton Banka Kombëtare Tregtare (BKT) me 361 milionë euro.

Në dhjetëshen e kompanive më të mëdha në vend bazuar në xhiron e realizuar, këtë herë ka një hyrje të re.

Western Atlas International, një kompani me qendër në Fier që merret me operacionet hidrokarbure rezulton papritur kompania e katërt më e madhe në vend për 2018-ën duke arkëtuar rreth 290 milionë euro.

Spiecapag Shqipëria është e pesta dhe Bankers Petroleum e gjashta në rradhë.

Spiecepag është nënkontraktore e gazsjellësit TAP, ndërsa Bankers Petroleum shfrytëzon me konçesion vendburimin e pasur të naftës Patos-Marinëz.

Në vendim e shtatë renditet prodhuesi i çelikut Kurum.

E teta është kompania e naftës Genclaudis.

Ndërsha e dhjetta renditet korporata elektroenergjetike shqiptare (KESH).

Duhet ritheksuar se kjo renditje bazohet në xhiron e kompanive.

Ndërsa lista e kompanive që fituan më shumë kryesohet nga KESH dhe Operatori i Shpërndarjes.
Shtuar më 09/09/2019, ora 09:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori