Edhe "Daily Mail" ia fut kot, fëmija "muxhahedin" nuk është shqiptar (FOTO-VIDEO)
Update - Duket se është i pavërtetë lajmi i publikuar në "Daily Mail" sipas të cilit djali që shfaqet në një video duke qëlluar me armë është djali i një xhihadisti nga Shqipëria që po lufton në Siri. Nga përkthimi i dialogut, djali i cili dyshohet se është i moshës 4-vjeçare shprehet se është nga Dagistani.

10:09- Ky fëmijë i cili besohet se është i moshës 4-vjeçare, është "ushtari" më i ri në Siri. “Pamjet e realizuara të premten kanë shokuar botën. Si është e mundur të rekrutohet një ushtar në moshë kaq të ulët, kanë pyetur njerëzit. Megjithatë, zyrtarët kundër terrorizmit nuk janë befasuar me këtë lajm. Ata madje kanë treguar prova të tjera se si xhihadistët janë duke rekrutuar fëmijë nga mosha katërvjeçare”, shkruan "Daily Mail" .

Në videon e publikuar në internet shikohet se si fëmija qëllon me armë duke thirrur “Allahu Akbar” (Zoti është i madh. /albeu.com/
"Xhihadisti" më i vogël në Siri është shqiptar?

Shtuar më 01/02/2014, ora 16:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori