Xhesika Ndoj mami e rreptë: Nuk e lejoj të lyej buzët, vajza kurrë hapat e mi (FOTO LAJM)
Xhesika Ndoj është një nga personazhet që publiku ka gjithmonë interes dhe që godet me deklaratat e saj.
Këngëtarja njihet për fotot provokuese dhe linjat trupore bombastike.
Ashtu si të gjithë e dini ajo është
mami i një vajze dhe e ftuar në emisionin “Why Not” gjatë bisedës me moderatoren, Roza Lati nuk mund të mos përmendej vogëlushja e saj, 9-vjeçare.
Xhesika është një person moskokçarës dhe një person që pavarësisht gjithçkaje vazhdon të shijojë jetën e saj. Mirëpo, do pyesni ju në rolin e mamit si është?!
A kemi të bëjmë me një
mami autoritare apo një
mami shoqe për vogëlushen?!
Xhesika tregon se ajo është
gjithçka për vajzën e saj, kur duhet të jetë shoqe vendoset në pozitën e shoqes dhe kur duhet të jetë një
mami e rreptë atëhere ajo e këshillon vajzën për gjërat që ajo duhet të bëjë duke marrë parasysh moshën që ka.
Si të gjithë prindërit e përkushtuar edhe
Xhesika bën
gjithçka që vogëlushja e saj mos detyrohet që nesër të kalojë atë çfarë
mami e saj ka kaluar.
“Unë kam një vajze dhe nëse je
mami i një vazje une mendoj se me atë duhet të jesh shoqe,
mami, babi
gjithçka. Unë për vajzën time kam qenë
gjithçka. Sepse vajza do përkushtimin dyfish sesa djali.
Unë vajzës i kam mësuar që të ecë me kohën, të bëjë gjërat që i takojnë pasi çdo gjë është me moshë. Unë vazjën nuk e lejoj as të lyejë buzët, as të lyejë thonjtë, jam shumë fanatike për të. Pavarësisht që për atë bëj çdo gjë, gjërat që i kam bërë deri tani i kam bërë për të mirën e saj. Që ajo nesër mos kalojë në hapat e mia dhe besoj sa të jem gjallë nuk do i kalojë hapat e mija”– tregon ajo.
Shtuar më 14/12/2020,
ora 09:40