Xhemi Shehu është munduar për kaq vite që jeta e saj private të jetë vetëm e saj dhe partneri i moderatores është cilësuar gjithmonë në media si "misterioz".
Xhemi është nënë e dy djeve të cilët së
fundmi nuk i ka mbajtur edhe aq të fshehtë sa më parë.
Madje, moderatorja e cila kurrë s'ka ndarë një
foto të bashkëshortit të saj, e ka bërë “zemrën gur” së
fundmi.
Në një postim në InstaStory,
Xhemi ka treguar se e ka kaluar ditën me familjen dhe nga larg ka fotografuar bashkëshortin e saj.
Ai shfaqet duke ecur krah njërit prej djemve të tyre, teksa shijojnë së bashku kohën e familjes.
Partneri i Xhemit quhet Ervis Sula dhe është administrator i një shtypshkronje në Tiranë.
Biznesmeni është shfaqur shumë rrallë përkrah prezantueses në publik, e fotot e të dyve bashkë numërohen me gishtat e të njëjtës dorë.
Shtuar më 12/10/2020,
ora 11:23