Xhelal Mziu i vendosur për të mos e liruar zyrën
Xhelal Mziu mbetet i vendosur për të mos liruar zyrën e bashkisë së Kamzës, në të cilën është shpallur fitues në zgjedhjet e 30 qershorit Rakip Suli i Partisë Socialiste.

Pas daljes nga takimi me kreun e PD-së Lulzim Basha në selinë blu, Mziu pati këtë koment për median.

Pyetje: Edhe nëse jua kërkon Lulzim Basha nuk do të dilni nga zyra?

Mziu: Nuk ka lidhje Lulzim Basha. Ne interpretojmë ligjin dhe kemi lexuar votat popullore. Ky është mendimi i shumicës së shqiptarëve, 85%.

Kjo ishte mbledhja e dytë e Bashës me kryetarët e bashkive të PD-së, pas asaj të një dite më parë.

Shtuar më 03/07/2019, ora 18:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori