Nis numërimi i votave në Durrës, ja kush kryeson pas kutisë së parë

Ka nisur pas orës 02:00 të mëngjesit të ditës së hënë numërimi i votave për Bashinë e Durrësit.

Pas numërimit të kutisë së parë, rezulton se kandidatja e PS për Bashkinë e Durrësit, Emirjana Sako kryeson me një diferencë të lehtë përballë kundërshtarit të saj, kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Igli Cara.

Emirjana Sako ka marrë 146 vota, ndërsa Igli Cara 124 vota.


Shtuar 15.05.2023 02:41