Xhamia 350 vjeçare mbulohet nga ferrat, si filloi degradimi
Xhamia ne fshatin Vokopolë të Bashkisë së Poliçanit po shkon drejt shkatërrimit edhe pse është një monument kulturorë i trashëguar.

Kjo xhami është mbi 350 vjeçare, dhe i ka rezistuar kohës për disa shekuj por ditën e sotme është lënë në harrës dhe është mbuluar nga ferrat.

Karakteristika të kësaj xhamia janë muret që janë ndërtuar me gurë të bardhë, çatia e veçantë dhe shkrimet në të.

Xhamia shërbeu si objekt kulti deri në vitet e para të sistemit komunist dhe në vitin 1949 u kthye në shkollë, por pas viteve ‘90 nisi degradimi i shpejtë i saj.

Fillimisht iu vodhën dritaret, u shkatërruan pikturat dhe gjithçka e gdhendur brenda saj, ndërsa banorët bëjnë thirrje për ta restauruar. /albeu.com/

Shtuar më 14/10/2018, ora 14:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori