Xhaferraj: Rama ka sjellë drejtues fushate Ardian Çelën, ka dosje korrupsioni që nga 2010-ta
Kreu i Degës së Partisë Demokratike në Durrës, Ferdinand Xhaferraj ditën e sotme ka deklaruar se kryeministri Edi Rama ka sjellë drejtues të cilët në dosjet e tyre akuzohen për korrupsion.

Xhafrraj i referohet fushatës në Durrës Ardian Çelën, i cili sipas tij ka dosje korrupsioni që prej vitit 2010.

Sipas tij, kjo tregon dëshpërimin dhe braktisjen e Ramës ndaj qytetarëve. Ai shtoi se Ramës nuk i ka ngelur asnjë rrugë tjetër por vetëm të zgjedhë se si do largohet nga pushteti.

“Kisha menduar ta bëja në terren këtë konferencë shtypi. Dua të filloj duk iu uruar suksese fëmijëve. E kuptoj shumë mirë sfidën e një prindi. Kemi parë mënyrë se si shumë vende po hapin shkollat, Prioriteti i qeverisë Rama nuk janë fëmijët. Papërgjegjshmëria e kësaj qeverie është e paimagjinueshme. Qeveria është e gatshme që për të grabitur është e gatshme të vërë në rrezik edhe jetën e qytetarëve. Siç është rasti i lejimit të ndërtimit pa leje të shkollave. Zgjidhja është e thjeshtë, një qeveri me administratë normale pranë qytetarit dhe për qytetarin.

Ardian Cela i OSHEE ka dosje korrupsioni që nga viti 2010. Kjo dëshmon dëshpërimin dhe braktisjen e Edi Ramës. Sot Rama ka kundër socialistë, demokratë dhe qytetarë. Rama thotë se synon 74 deputetë. Por sot ai ka 140 deputetë dhe të gjithë qeverisjen vendore dhe çfarë po bën. Qytetarët janë shumë të acaruar. Ramës i ka ngelur në dorë vetëm të vendosë se si do iki. Është i pashpresë. Por jam i qetë sepse qytetarët duan largimin e tij. Ramës vetëm kjo i ka mbetur në dorë, të zgjedhë se si do iki”, tha Xhaferraj.
Shtuar më 14/09/2020, ora 13:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori