Xhaferi: Maqedonia jashtë NATO-s dëmton rajonin
Pëlqej
Bashkimi Demokratik për Integrim nuk ka marrë një qëndrim se si të veprojë më tej pas dështimit të Maqedonisë në Samitin e NATO-s në Uells. Zv/kryeministri Musa Xhaferi tha për Alsat se BDI si pjesë e qeverisë ka bërë gjitha përpjekjet me faktorin ndërkombëtar për të përshpejtuar zgjidhjen e emrit, pengesë kjo e cila po e mban Shkupin jashtë Aleancës Veri-Atlantike.

"Ne kemi bërë përpjekjet maksimale që të krijojmë favore duke krijua kontakte edhe me shtetet e Evropës, kontakte ndërkombëtare me SHBA-të për të krijuar një klimë për një dialog, apo një kompromis mes dy vendeve dhe ne mendojmë ë kjo është rruga e vetme dhe pa alternativë e cila e ka vendin në NATO dhe BE. Unë pajtohem me atë se kjo po ndodh shumë vite, shumë gjatë dhe njerëzit po bëhen skeptik, mirëpo duke pas parasysh se ne jemi të rrethuar nga shtetet e NATO-s Bullgaria, Greqia dhe Shqipëria, Kosova do të jetë patjetër në të ardhmen e afërt pjesë e NATO-s, nuk ka asnjë alternativë ose do të ishte shumë me rrezik nëse Maqedonia mendon se mund të mbetet neutrale", është shprehur Xhaferi.

BDI e sheh në Samitin e Berlinit si dritë në fund të tunelit në të cilin edhe vetë kancelarja Angela Merkel u shpreh se nevojitet zgjidhje e çështjes së emrit.

"Samiti i Berlinit është një shtytje e re dhe është një politikë e re për Ballkanin perëndimor ku do të rrumbullakoj të gjitha çështjet e hapura përfshi edhe çështjen e Maqedonisë me Greqinë. Ne jemi dëshmitarë të deklaratave të kancelares Merkel se kjo çështje duhet të zgjidhet, se këto do ta favorizojnë një dialog mes Athinës dhe Shkupit dhe sa i përket BDI-së por edhe shqiptarëve ne nuk kemi alternativë tjetër", vijoi zv/kryeministri i Maqedonisë.


"Ne përsërisim marrëveshjen e Samitit të Bukureshtit të vitit 2008, ashtu siç bënë në Samitet vijuese, që t’ia dorëzojmë ftesën Ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë, për anëtarësim në Aleancë sapo të arrihet zgjidhje e përbashkët e pranueshme për çështjen e emrit nën patronazhin e OKB-së, dhe inkurajojmë fuqishëm angazhimin më intenziv për arritjen e zgjidhjes. Zgjidhja e shpejtë, dhe anëtarësimi i saj më pas do të kontribuojë për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit", përfundoi deklaratën e tij për "Alsat-M" zv/kryeministri Musa Xhaferi. /albeu.com/
Shtuar më 06/09/2014, ora 17:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori