Xhafaj takim "kokë më kokë" me krerët e policisë në Elbasan
Pëlqej
Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj prej dy orësh ka zhvilluar një takim me strukturat drejtuese të Policisë së Elbasanit.

Në këtë takim Xhafaj ka inkurajuar policinë e Elbasanit për të rritur përkushtimin e tyre në luftën ndaj krimit i cili vitet e fundit në Elbasan ka tronditur jo rrallë rendin dhe sigurinë.

Xhafaj ka paralajmëruar Vetting të plotë të trupës policore fillimisht në Elbasan dhe së shpejti në të gjitha drejtoritë vendore.

“Elbasani pas reformimit të plotë që do i nënshtrohet drejtoria vendore do kthejë besimin e plotë te qytetarët duke garantuar rend dhe qetësi dhe luftë të pamëshirshme ndaj të gjitha figurave të krimit” tha ai.
Shtuar më 17/11/2017, ora 20:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori