Xavi: Barça me këtë skuadër mund të luftojë për të gjithë trofetë

Xavi shpreson që Barcelona të ketë një sezon të mrekullueshëm.

“Ndjej presion çdo ditë. Nëse fiton është shumë mirë, por nëse humbet është një turp dhe pothuajse nuk mund të dalësh. Do të bëj çmos që gjithçka të shkojë mirë.

Jam shumë i emocionuar dhe mendoj se mund të jetë një sezon i mrekullueshëm. Unë shoh gjëra pozitive. Futbolli dhe topi do të luajnë një rol vendimtar. Ne do të luftojmë për gjithçka [trofetë].

Ndihem i lehtësuar pas merkatos. Ne punuam si ekip dhe bëmë një përpjekje mbresëlënëse.

Jemi të kënaqur me vendin ku jemi tani. Ne kemi një listë për të luftuar për gjithçka [trofe]. Dhe tani duhet ta dëshmojmë në fushë”, tha trajneri i Barcelonës. /albeu.com/


Shtuar 2.09.2022 20:46

Tags: ,