Xhafaj jep dritën jeshile nga Gjermania: Pro negociatave!
Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka udhëtuar këtë herë drejt Berlinit ku është pritur nga ministri Federal i Brendshëm Horst Seehofer.

Xhafaj tregon në Tëitter se gjermania ka dhënë dritën jeshile për negociatat.

“Bashkë me drejtues të lartë të PSH në vizitë zyrtare në Gjermani. Mirënjohje dhe falënderim për mbështetjen e plotë dhe të dpd që partnerët gjermanë i japin Policisë në luftën kundër krimit. Rikonfirmim i dyanshëm i angazhimit për thellim të bashkëpunimit, tani dhe në të ardhmen

Sapo përfundova një takim shumë miqësor dhe produktiv me Ministrin e Brendshëm Federal, z.Seehofer. Gjermania mbështet integrimin e Shqipërisë në BE. Dritë jeshile për hapjen e negociatave. Seehofer në gjurmët e paraardhësit të tij F.J.Strauss. Mirënjohje pafund Gjermanisë mike!” /albeu.com/
Shtuar më 21/06/2018, ora 18:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori