Wollfarth: Pjesëmarrja e gruas në jetën publike, e ulët
Ambasadori i OSBE-së në vendin tonë, Eugen Wollfarth gjatë konferencës së mbajtur gjatë ditës së sotme në lidhje me rolin e gruas në shoqëri, ka deklaruar se gratë në Shqipëri vazhdojnë të jenë të papërfaqësuara në politikë.

Ambasadori Wollfarth e cilësoi të pandershme dhe të papranueshme përqindjen e femrave në politikë.

“Mundësitë për gratë, që të jenë pjesëmarrëse aktive është një parametër thelbësor i demokracisë funksionale. Nuk është e mjaftueshme që të ketë një pjesëmarrje të vogël të grave në jetën publike” - u shpreh ai gjatë fjalës së tij.

Në konferencën e cilë është organizuar nga OSBE ishin të pranishëm edhe kryetari i PS-së Edi Rama, kryeparlamentarja Jozefina Topalli, lideri i LSI-së Ilir Meta dhe disa deputete të Kuvendit të Shqipërisë. /albeu.com/
Shtuar më 09/11/2011, ora 12:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori