Wolfarth: PS të presë 2013 për të vënë në jetë programin
Kreu i prezencës së OSBE/ODIHR në Tiranë Eugen Wolfarth është shprehur gjatë ditës së sotme se programi i Partisë Socialiste mund tëj jetë qeverisës, por për këtë opozita .


Ai u shpreh për mediat se kishte pikpyetje në lidhje me realizimin e këtij projekti në realitet duke parë kapacitetet financiare që mund të ketë qeveria e ardhshme.

“Është gjë e mirë që Partia Socialiste ofron një program, i cili mund të jetë pas 2 vitesh pjesë e qeverisjes, por në këtë rast duhen bërë pyetjet si do vihet në jetë nje program dhe sa ky program shkon me buxhetin”,- u shpreh Wolfarth.

Ambasadori i OSBE/ODIHR lidhur me reformën zgjedhore në vend, tërhoqi vëmendjen e klasës politike për të realizuar atë në vepra dhe jo me fjalë./albeu.com/
Shtuar më 08/11/2011, ora 12:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori