Këngëtari shqiptar thyen karantinën, policia i shkon në shtëpi (VIDEO)

Këngëtari shumë i dashur për publikun shqiptar dhe me një repertor këngësh shumë të njohura, Shkëlzen Jetishi ishte i ftuar në emisionin “Ftesë në 5″, ku gjatë intervistës me Bieta Sulon ka treguar se e ka thyer karantinën.

Këngëtari tregoi se në fillim nuk e ka marrë me seriozitet pandeminë e koronavirusit dhe nga mërzia e qëndrimit në shtëpi është detyruar të dalë shëtitje në një park. Pasi është kthyer në shtëpi, Shkëlzenit i ka ardhur policia në shtëpi.

“Ishte dita e tretë që ishte kërkuar izolimi i detyrueshëm por nuk e morëm shumë seriozisht situatën. Me thënë të drejtën një ditë e kam thyer karantinën pasi nuk qëndrova më në shtëpi, por sapo u ktheva nga shtëpia më erdhi policia dhe më tha që më kishin parë diku me makinë. Më pas ata më thanë që është e ndaluar dhe që prej asaj dite nuk kam dalë asnjëherë”, tregoi këngëtari.


Shtuar 13.05.2020 07:32