Nga Dafina, Dhurata te Megi Pojani, Kristi tallet keq me VIP-at që kanë bërë ndërhyrje

Kristi Dragot ka qënë mjaft aktiv në media kohët e fundit dhe duket se dëshira për të qënë në qendër të diskutimeve është tepër e madhe.

Ndërkohë që në një intervistë të dhënë së fundmi, Kristi ka konfirmuar lidhjen e tij të re romantike, ai ka zbuluar gjithashtu se do të jetë pjesë e televizionit, duke mos dhënë më shumë detaje.

Nisur nga kjo, Kristi iu ka drejtuar një pyetje ndjekësve të tij, ku ka shkruar: “Jam kurioz, emisioni ideal për mua do ishte…”

Pavarësisht se ka patur përgjigje pafund, ajo që i ka bërë përshtypje ndjekësve është fakti se kristi ka prekur një temë mjaft të nxehtë, atë të ndërhyrjeve kozmetike.

Dikush nga ndjekësit ka përmendur programin “Doktor Plastik” dhe Kristi ka publikuar një foto për t’ju përgjigjur ndjekësit të tij, ku shkruan: “Do kisha shumë punë”.

Në foton që ai ka publikuar shihet personazhet e njohur si Megi Pojani, Dafina Zeqiri, Dhurata Dora dhe Loredana, duke i sulmuar kështu publikisht.


Shtuar 9.09.2023 10:30