Vuçiç tallet me Thaçin në konferencë: Fol anglisht
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ai serb, Aleksandër Vuçiç janë përplasur mes tyre gjatë konferencës në Bratislavë.

Kur Thaçit iu dha fjala në panel, pati një njoftim se ai do të flasë në gjuhën shqipe.

Në këtë moment reagoi Vuçiç, duke i kërkuar Thaçit që të flasë në gjuhën angleze.

“Flisni në gjuhën angleze”, i tha dy herë Vuçiç homologut të tij kosovar.

Megjithatë Thaçi vazhdoi fjalimin e tij në shqip. Vuçiç vijoi t’i kërkojë Thaçit të flasë anglisht, duke u tallur këtë herë.

“Pyeteni Thaçin në gjuhën shqipe, sepse ai nuk di të flasë anglisht”, tha Vuciç.

Në këtë forum po bisedohet me theks të vecant për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe arritjen e një marrëveshje mes dy vendeve.
Shtuar më 07/06/2019, ora 16:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori