E FUNDIT/ Një plumb në kokë, vdes 26 vjeçari
Vuçiç: Qetësohuni! Gjaknxehtë e kemi humbur disa herë Kosovën
Kryeministri i Serbisë Aleksandër Vuçiç mendon se për Kosovën dhe gjithë tjerët duhet gjakftohtësi sepse siç thotë ai duke qënë gjaknxehtë e kemi humbur disa herë Kosovën.

"Ne kemi pranuar jetën në Kosovë dhe mendoj se më shumë se këtë askush nuk mund të na kërkojë. Kemi mundësuar dialogun në nivelin më të lartë, që njerëzit atje të jetojnë normalisht, të kthehen, punojnë, dhe atë të pavarur nga marrëdhëniet politike", ka thënë Vuçiç për "Blic".

"Jetoni, punoni, udhëtoni, mësoni…e askush nuk do t’iu pengojë në këto, veç se do iu ndihmojmë", vijon kryeministri serb.

"Edhe pse, askush zyrtarisht nuk na e ka kërkuar një gjë të tillë, por në çdo rast do të përgjigjemi në këtë pyetje vetëm nëse neve na shtyjnë të bëjmë të panevojshmen. Për neve dhe për të gjithë kur është fjala për Kosovën duhet kokat e ftohta sepse me zemra të nxehta disa herë e kemi humbur". është shprehur kreu i qeverisë së Beogradit. /albeu.com/

Shtuar më 10/01/2015, ora 11:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori