Vritet me thikë një 19 vjeçar në Gjilan
Një 19 vjeçar është vrarë me thikë në rrugën “Gjon Sereqi” në Gjilan.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Më 23.10.2020 rreth orës 00:06, stacioni policor në Gjilan kanë marr një informatë se në rrugën ‘Gjon Sereqi’ në Gjilan është një person i lënduar, dyshohet me mjetë të mprehtë. Patrullat policore ju kanë përgjigjur informatës ku në vendin e ngjarjes kanë gjetur viktimën E. S. (2001). Viktima është dërguar me urgjencë në Spitalin rajonal në Gjilan, më pastaj është dërguar në QKUK-në Prishtinë. Në vendin e ngjarjes ka dal Prokurori i shtetit, njësitet e hetimeve dhe forenzika rajonale. Rreth orës 01:55 nga QKUK jemi njoftuar se viktima i dërguar nga Gjilani në Prishtinë kishte ndërruar jetë”, ka deklaruar Hashani.

Sipas Hashanit, ende nuk ka të arrestuar për këtë rast, ndërsa Policia e Kosovës po punon intensivisht në zbardhjen e rastit.

Ndërkohë, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Shtuar më 23/10/2020, ora 09:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori