Vritet me armë zjarri brenda makinës 33 vjeçari
Mëngjesi i sotëm ka nisur me një ngjarje të rëndë në Rrogozhinë.

Klevis Kapllani, 33 vjeç është gjetur i pajetë brenda automjetit të tij rreth orës 6:00.

Dyshimet e para të policisë janë se vdekja e 33 vjeçarit ka ardhur nga përdorimi i armës së zjarrit.

Policia njofton se është ngritur menjëherë një grup i posaçëm hetimor i përbërë me Specialistët të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë dhe Specialistë të Komisariatit të Policisë Kavajë dhe nën drejtim e Prokurorisë vijon puna për fiksimin e çdo prove materiale që do çonte në zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Njoftimi i Plotë

Kavajë/Informacion paraprak

Më datë 15.09.2020, rreth orës 06:00, në fshatin Sinaballaj të Rrogozhinës, është gjetur pa shenje jete në mjetin e tij, dyshohet si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit,  shtetasi K.K., 33 vjeç.

Është ngritur menjëherë një grup i posaçëm hetimor i përbërë me Specialistët të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë dhe Specialistë të Komisariatit të Policisë Kavajë dhe nën drejtim e Prokurorisë vijon puna për fiksimin e çdo prove materiale që do çonte në  zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve. /albeu.com/
Shtuar më 15/09/2020, ora 08:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori