Lideri i al al-Qaeda në Afrikën e Veriut mësohet se është vrarë.
Ka qenë Franca që ka dhënë këtë lajm, ku theksonte se gjatë një operacioni në Mali është vrarë
Lideri i al Al-Qaeda, Abdelmalek
Droukdel.
Ministrja e Mbrojtjes, Florence
Parly tha se
Droukdel së bashku me anëtarët më të afërt të grupit të tij u vranë gjatë operacion që u zhvillua të mërkurën.
Gjithashtu ministrja bëri me dije se gjatë një operacioni në maj,
forcat franceze kanë kapur një komandant të lartë të grupit të Shtetit Islamik në Mali.
‘Operacionet e guximshme ishin goditje të mëdha për grupet terroriste.
Forcat tona, në bashkëpunim me partnerët në Sahel, do të vazhdojnë t’i gjuajnë me pamëshirë terroristët”- tha
Parly.
Shtuar më 06/06/2020,
ora 10:29