Vriten 40 besimtarë brenda xhamisë në Zelandën e Re nga 4 komando terroristë (VIDEO)
foto ilustruese
Tragjedi në Zelandën e Re, ku të paktën 40 besimtarë myslimanë kanë gjetur vdekjen në një atentat në qytetin Christchurch.

Sipas burimeve të policisë, autorët e masakrës janë një komando i formuar nga 4 persona, mes tyre edhe një grua.

Plani i asaj që kryeministrja e vendit Jacinta Arden ka cilësuar “si një nga ditët më të errëta të Zelandës së Re”, me sa duket ka qenë i mirë studiuar, madje sulmi është transmetuar për 17 minuta live në rrjetet sociale, pas botimit disa orë më parë të një “manifesti” me 87 faqe ku flitet kundër myslimanëve.

Ngjarja ka ndodhur në dy xhami të qytetit, fillimisht në xhaminë Al Noor dhe më pas në Masjid, ku ishin mbledhur të paktën 400 besimtarë për lutjen e së premtes. Atentatorët kishin vënë edhe material shpërthyes në disa makina, por vrasjet kanë ndodhur me armët e zjarrit automatike me të cilët ishin pajisur.

Sipas burimeve, të paktën një nga atentatorët është i bardhë dhe ka nënshtetësi australiane. Në pamjet që kanë transmetuar, dhe që rrjetet sociale po censurojnë, duken karikatorët e armëve të shkruar me emrat e atyre që kanë kryer sulme ndaj myslimanëve, si dhe referime historike betejash, kryesisht në Mal të Zi, si për shembull beteja e Fundinës në 1876 kundër perandorisë osmane.
Shtuar më 15/03/2019, ora 08:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori