Vrau veten pasi i vuri zjarrin ullishtës, flasin banorët për 55 vjeçaren
55-vjeçarja Dallëndyshe Blliku u vetëflijua për një arsye, gati të pabesueshme.

Gjithcka nisi nga një zjarr që ra në zonën e njohur si Shkalla e Garunjasit dhe që përpiu kodrën me ullinj, duke shkaktuar mjaft dëme.

Dallëndyshja dhe bashkëshorti i saj Bujari po pastronin token e tyre nga mbeturinat, duke përdorur zjarrin në parcelë, duke mos menduar se flakët do përhapeshin përtej sipërfaqes së tokës së tyre.

Megjithatë, pas këtij incidenti policia nisi hetimet dhe arriti në përfundimin se shkaktare ishte pikërisht e vetëflijuara Dallëndyshe Blliku. Por, si dhe pse u vetëflijua ajo?
Një ditë pas rënies së zjarrit në zonë, polica kontaktoi me kryefamiljarin Bujar Blliku, përmes të cilit kërkonte një deklaratë nga bashkëshortja e tij mbi rrethanat e rënies së zjarrit.

Pikërisht këtë Bujar Blliku ia ka komunikuar bashkeshortes. Dhe në momentin që ai del të presë patrullën e policisë kthehet dhe shikon bashkëshorten në gjendje të rënduar.

Pas disa minutash ka rrëfyer se kishte pirë fostoksinë, pikërisht nga sedra që ajo duhet të jepte një deklaratë në polici për atë që ajo as mendonte se ishte krim. Edhe pse policia bëri të mundur dërgimin në spital dallëndyshja nuk ka jetuar. Të afërmeit dhe bashkëfshataret e saj shprehet të prekur për këtë ngjarje.

Zjarrët që ranë në Lushnjë, dogjën rreth 200 hektarë ullinj. Ndërkohë nga data 10 shtator e deri më tani janë shfaqur mbi 92 vatra zjarri në të gjithë vendin që kanë djegur mbi 260 ha tokë me bimësi të ndryshme mes të cilëve edhe 1162 rrënjë ullinj. Nga të dhënat e para nuk bëhet fjalë për dukuri natyrore, por shkaktare duket se është dora e njeriut. shkruan TCH
Shtuar më 29/09/2018, ora 17:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori