Vrau vajzën dhe dhëndrin në përvjetorin e martesës, si u lut për falje babai në gjykatë
Osman Shaptafaj, shqiptari i akuzuar për
vrasjen e vajzës dhe dhëndrit të tij
ndërsa po hynin në shtëpinë e tyre, është lutur të mos shpallet fajtor.
Ai ka pranuar në gjykatë
vrasjen e dyfishtë, të
Lindita dhe
Veton Musai mëngjesin e 31 dhjetorit të vitit të kaluar në Melburn të Australisë,
ndërsa ka thënë se ka probleme të shëndetit mendor.
Vajza e tij
Lindita, 25 vjeç
vdiq në vendin e ngjarjes,
ndërsa Veton, 29 vjeç,
vdiq të nesërmen në spital.
Çifti sapo ishte kthyer nga një udhëtim i shkurtër duke festuar përvjetorin e tyre të parë të martesës, kur dyshohet se janë qëlluar nga prapa derës së përparme.
Ndërkaq, i akuzuari do të kthehet në Gjykatën Supreme për një seancë dëgjimore në 29 maj në Melburn.
Shtuar më 15/05/2020,
ora 08:45