Vrau tre veta me breshëri automatiku, flet autori i masakrës në Mat
Pëlqej
Autori i masakrës në fshatin Shëlli të Matit, është marrë në pyetje ku ka traguar arsyet se pse e kreu masakrën ndaj punonjësve të bashkisë.

Mësohet se ai ka folur shumë pak dhe ka qënë i prerë në përgjigjet e tij.

“Njëri nga ata më qëlloi në shuplakë dhe më tha je i dehur”.

Më pas, Kujtim Koxha u tha hetuesve se nuk mbante mend më shumë çfarë kishte ndodhur.

Koxha gjithashtu ka rrëfyer se pas debateve për rrugën me punonjës e Bashkisë ka vrapuar në shtëpi, dhe më pas është kthyer për ti vrarë.

Në vendngjarje janë gjetur plotë 11 gëzhoja fishekesh, dhe masakra mund të kishte patur përmasa akoma më të mëdha nëse një banor i zonës nuk do ti tërhiqte automatikuin nga dora.

Nga ngjarja gjeti vdekjen në vend Mentor Hoxha, ndërsa Erzen Aliaj dhe Hamit Buçi humbën jetën pak orë pas ngjarjes. I plagosur mbeti dhe Astrit Hani, i cili po merr mjekim në spitalin e Burrelit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. /albeu.com/
Shtuar më 12/10/2018, ora 15:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori