Paralajmërimi i Berishës: Shumë shpejt do njiheni me axhendën e protestave të tjera të fuqishme

Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar se shumë shpejt do bëjë publike axhendën e protestave të tjera të fuqishme.

Berisha: Shqiptarët janë sot në këmbë më shumë se kurrë, këtë e faktoi protesta. Ju njoftoj se shumë shpejt do njiheni me axhendën e protestave të tjera të fuqishme.

Protestat do të jenë dhe do të mbeten mjeti kryesor krahas primareve në betejën kundër këtij regjimi, kundër këtij njeriu. Dhe njëherë thirrja ime për miqtë dhe partnerët ndërkombëtarë, është mbështesni shqiptarët në betejën e tyre, ne do fitojmë.