Jovic: Zgjodha Fiorentinën si një trampolinë për t’u rikthyer në një klub të madh

Luka Jovic analizon me zë të lartë dhe hapur fare se përse zgjodhi Fiorentinën për të firmosur pas Real Madrid.

Dihet mirë se sulmuesi serb nuk kishte pothuajse fare minuta në dispozicion me spanjollët, kështu që ai bëri një hap tjetër në karrierë duke u transferuar te Fiorentina.

“Verën e kaluar mora oferta ekonomike më të mira se ajo që më bëri Fiorentina, por vendosa vetëm pasi mendova për çdo aspekt dhe çfarë do të më sillte çdo propozim i marrë.

Të gjithë e dinë që kam bërë një sakrificë financiare për të ardhur këtu, mendoj se ndodhem në një klub ku e konsideroj trampolinë për t’u rikthyer në formën time më të mirë dhe më pas të rikthehem të luaj në një klub të madh”, është shprehur Luka Jovic./ h.ll/albeu.com


Shtuar 1.11.2022 12:57