Vrau shqiptarin për Kacifasin, arrestohet anëtari i Agimit të Artë
Vrasja e shqiptarit në Greqi pak ditë pas ngjarjes në Bularat, shkaktoi jo pak reagime në Shqipëri.

Teksa policia nissi pistat e hetimit për këtë vrasje, vetë autori është vetëdorëzuar dhe ka pranuar krimin.

Mediat greke shkruajnë se autori është anëtar i Agimit të Artë dhe se ai vrau me armë zjarri pas një debati për çështje etnie 63- vjeçarin shqiptar Petrit Zifla.

Vetë autori ka pranuar se ata u konfliktuan për vrasjen e Kacifasit në Bularat./albeu.com/
Shtuar më 04/12/2018, ora 08:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori