Vrau shokun për pazare droge, lihet në burg 40 vjeçari
32-vjeçari Sokol Rama i gjetur i ekzektuar në malët e Këlcyrës u vra nga shoku i tij, Roland Milo.

Vetëm pak ditë më parë, Milo pranoi krimin i cili ndodhi për trafikun e drogës.

Gjykata ka dhene sot për 40 vjecarin masën e sigurisë “Arrest me burg” dhe pas seancës ai është dërguar në burgun e Fierit.

Milo, u arrestua ne Vaqarr të Tiranës, dhe pranoi se shkak i krimit ishte bërë mosdakordësia për ndarjen e parave.

Pazari më i fundit lidhej me një shumë prej 3,500 eurosh që duhej të ndanin mes tyre. /albeu.com/
Shtuar më 25/02/2019, ora 11:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori