Vrau për një xhiro me kalë, lihet në burg Eduart Xhezo
Ai u arrestua vetëm pak ditë më parë në një ndjekje si në filma, por vetëm sot është marrë vendimi për të.

Gjykata e Vlorës caktoi masën “Arrest në burg” për Eduart Xhezon, i cili akuzohet për vrasjen e Arben Beqirajt në plazhin e Vlorës.

Ngjarja ndodhi më 4 gusht në plazhin e vjetër të Vlorës pas konfliktit për një xhiro me kalë.

Xhezo u arrestua pak ditë më parë në Durrës, ndërsa qarkullonte me shpejtësi tej normave të lejuara dhe me kartë identiteti false.
Shtuar më 02/11/2019, ora 09:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori