Vrau në vitin 1999, si i shpëtoi 9 viteve burg Edison Harizaj
Një atentat me armë zjarri ka tronditur mbrëmjen e djeshme Durrësin ku si pasojë e të shtënave ka mbetur i vrarë shtetasi Edison Harizaj, si dhe ëhstë palgosur rëndë miku i tij Genci Caci.

Nisur nga të dhënat, në vendin e ngjarjes në rrugën e Shkozetit, në një kthesë viktimës dhe të plagosurit i është prerë rruga nga dy makina, njëra prej të cilave i ka bllokuar rrugën, ndërsa nga tjetra është hapur zjarr duke qëlluar më breshëri kallashnikovi.

Audi i drejtohej nga 33-vjecari Caci, ndërsa viktima, Edison Harizaj udhëtonte si pasagjer në sedijen e parë.

Pas ngjarjes autorët janë larguar me shpejtësi, ndërsa një makinë pa targa tip ‘Benz’ e cila dyshohet se i përket autorëve është gjetur e djegur në Shën Vlash.

Edison Harizaj, nuk ishte një emër i panjohur për policinë pasi ishte me precedentë të mëparshëm penal dhe i dyshuar për disa vrasje në qytetin e Vlorës, mes tyre dhe atentati ndaj gjyqtarit Skerdilajd Konomi, si dhe zhdukja e Albano Xhaferrit dhe Elvis Troqes.

Gjithashtu, Harizaj është dënuar në vitin 2000 për një vrasje të ndodhur në vitin 1999, por më pas ka lënë burgun vetëm pas 10 vitesh vuajtje dënimi, pra në 2010-tën.

Harizaj u arrestua më 7 mars 2000, pasi akuzohej dhe më pas u provua se në bashkëpunim me Skedrijald Pashajn kanë vrarë me armë zjarri më 22 Korrik 1999, Erion Ahmetin si dhe kanë plagosur rëndë shtetasit F. D dhe N. R. Edison Harizaj është dënuar me 19 vite burg, dhe më pas është liruar në rrethana të dyshimta.

Për lirimin e tij mësohet se Harizaj ka paguar nën dorë rreth 10 milionë lekë të vjetra. Për këtë akt korruptiv ka rënë në pranga asokohe Flutura Meço, 40 vjeçe me detyrë kancelare pranë gjykatës; i shoqi avokat Almir Meço, 46 vjeç; inspektoria 45-vjeçare e spitalit të Burgut, Adriana Xeba si dhe biznesmeni shkodran Edmond Kalaja, 48 vjeç.

Skema që u përdor për lirimin e Harizajt:

Policja e spitalit të burgut Xeba, ka luajtur rolin e sekserit për të siguruar ” ofertën” e të dënuarit Harizaj, dhe gjetur lidhjet në gjykatën e Krujës. Fillimisht, është lidhur me avokatin Almir Meço, për të gjetur një rrugë afrimi me të shoqen e këtij, kancelaren Flutura Meço.

Kjo e fundit, ishte caktuar ndoshta të kryente ndërmjetësimin te gjykata, që kërkesa e Harizajt për lirimin me kusht të merrej parasysh. Burimet zyrtare nuk kanë dhënë shpjegime nëse kancelarja ka ushtruar me të vërtetë ndikim në dhënien e vendimin të lirimit me kusht apo ka qenë rastësi që Harizaj është liruar fill pas pagesës 950 mijë le- këshe.

Paratë paguheshin në lokalin e Kalasë, që sipas prokurorisë shërbente si pagesë e shlyerjes së ryshfeteve. Paratë ishin dërguar nga Fatmir Harizaj, babai i të dënuarit Edisonit, ndërsa hetuesit kanë deklaruar kanë përgjime e prova të tjera që e lidhin Kalanë edhe me pagesat ryshfeti të dy të dënuarve Saltino Basha dhe Enton Nika, ky i fundit i akuzuar për vrasjen në bashkëpunim të Ervin Shepllos, në afërsi të Shish Tufinës.

Policia e spitalit të burgut Xeba, ka luajtur rolin e sekserit për të siguruar ” ofertën” e të dënuarit Harizaj, dhe gjetur lidhjet në gjykatën e Krujës. Fillimisht, është lidhur me avokatin Almir Meço, për të gjetur një rrugë afrimi me të shoqen e këtij, kancelaren Flutura Meço. Kjo e fundit, ishte caktuar ndoshta të kryente ndërmjetësimin te gjykata, që kërkesa e Harizajt për lirimin me kusht të merrej parasysh.

Burimet zyrtare nuk kanë dhënë shpjegime nëse kancelarja ka ushtruar me të vërtetë ndikim në dhënien e vendimin të lirimit me kusht apo ka qenë rastësi që Harizaj është liruar fill pas pagesës 950 mijë le- këshe. Paratë paguheshin në lokalin e Kalasë, që sipas prokurorisë shërbente si pagesë e shlyerjes së ryshfeteve.

Paratë ishin dërguar nga Fatmir Harizaj, babai i të dënuarit Edisonit, ndërsa hetuesit kanë deklaruar kanë përgjime e prova të tjera që e lidhin Kalanë edhe me pagesat ryshfeti të dy të dënuarve Saltino Basha dhe Enton Nika, ky i fundit i akuzuar për vrasjen në bashkëpunim të Ervin Shepllos, në afërsi të Shish Tufinës.
Shtuar më 07/11/2018, ora 11:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori