Pas dy vitesh hetime,
policia Britanike mundi të zbardhë një ngjarje të vështirë kriminale.
Nathan Mattheës sëbashku me të dashurën e tij
Shauna Hoare vranë në mënyrë barbare motrën nga babai të
Nathan, Becky Watts, e cila ishte vetëm 16 vjeçe.
Në rrëfimin e saj për policinë,
Shauna Hoare përpiqet të jetë shumë e çlirët dhe ndihmuese për autoritete për të dhënë idenë se nuk është në dijeni të rendësisë së ngjarjes, shkruan Albeu.com.
Por, psikologët dhe hetuesit zbërthyen profilin e saj duke dalë në përfundimin se ajo po gënjente.
Pas kësaj, ata morën sërish në pyetje Nathanin, i cili gjithashtu gënjeu duke thënë se ishte
përgatitur t'i jepte një mësim motrës së tij, e cila ishte shumë egoiste, por nuk dinte çfarë kishte ndodhur më tej.
Në fund,
policia zbuloi se ata të dy kishin
përgatitur zhdukjen e 16 vjeçares duke e futur në makinë fillimisht ku kishin marrë me vete pranga, një thes plastmasi, çantë dhe mjete të tjera që do t'i ndihmonin në kryerjen e krimit dhe zhdukjen e trupit.
Të dy ata po gjykohen për vrasje me dashje. /albeu.com/
Shtuar më 30/11/2018,
ora 14:16