Vrau me thikë 10 vjeçarin shqiptar, flet para gjykatës e moshuara zvicerjane
Ka filluar procesi gjyqësor ndaj zvicerjanes 76-vjeçare, e cila më 21 mars të vitit 2019 vrau me thikë 10 vjeçarin nga Kosova, shkruan gazeta Blick.

Në fillim të procesit, e akuzuara 76-vjeçarja Alice F., nuk i ka kërkuar falje prindërve të Iliasit, pasi ka thënë se për atë që ka bërë nuk ka të falur.

“Unë nuk i kërkoj falje prindërve, pasi nuk ka falje për këtë. Nuk i kërkoj falje këtyre njerëzve. Por mund të them se më vjen keq”, ka thënë Alice.

Prindërit kanë qarë në fillim të seancës. Alice F. ka treguar se ajo nuk e kishte planifikuar sulmin. Por se thikën e kishte çdo ditë me vete. Pala mbrojtëse ka dal me argumente se e akuzuar vuan nga probleme psiqike.

Shtuar më 10/08/2020, ora 11:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori