Vrau me sëpatë kushëririn në Vlorë, familjarët flasin të tronditur
Pëlqej
Janë zbardhur detaje të tmerrshme nga vrasja e djeshme në Gumenicë të Vlorës ku një 40-vjeçar vrau me sëpatë kushëririn e tij.

Mësohet se autori i këtij krimi makabër, Dilaver Veshaj ka qëlluar Arben Veshaj për vdekje më sëpatë pas koke.

E gjithë skena horror ka ndodhur në sytë e djalit të viktimës, vetëm 7-vjeçar.

Burime për mediat bëjnë me dije se viktima ishte duke kaluar së bashku me djalin e tij pranë stanit të 40-vjeçarit, kur i janë sulur qentë, të cilët viktima i ka zmbrapsur duke i goditur me gurë.

Në këtë moment 40-vjeçari ka dalë duke qëlluar fillimisht me pistoletë plot katër herë në drejtim të viktimës, ndërsa më pas e ka qëlluar tre herë edhe me sëpatë në kokë.

Sotir Veshaj është xhaxhai i viktimës Arben Veshaj, 37-vjeçarit që u vra nga kushëriri i tij. 61- vjeçari Veshaj tregon momentet e para të ngjarjes, ndërsa shprehet se nuk kishte dijeni për ndonjë konflikt mes tyre shkruan Panorama.

"Policia dhe drejtësia të zbulojë të vërtetën, pasi edhe ne kërkojmë ta dimë, përse ka ndodhur. Me familjen tjetër jemi të afërm, ndaj nuk di të them si ndihen ata, por padyshim të tronditur. Gjithsesi, të veprojë drejtësia. Dhe Policia ta japë të saktë informacionin, sepse thanë vetëm me së- patë, por ai u qëllua fillimisht me pistoletë dhe pastaj u masakrua dhe me sëpatë."-u shpreh ai. /albeu.com/
Shtuar më 18/03/2018, ora 17:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori