Vrau kunatën në sy të vajzës, çfarë tha në gjykatë Agron Tanushi
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Agron Tanushin, i cili vrau me pushkë kunatën e tij, Jetmira Hasanin.

Tanushi ka pranuar krimin para trupës shyqsore, teksa sqaron se ndodhi për shkak të konflikteve për çështje pronësie që herët, por atë ditë i kanë ardhur disa të rinj në shtëpi, të cilët e kanë kërcënuar.

Jetmira jetonte në katin e dytë të banesës dhe i thoshte Agronit që ishte shtëpia e saj, ndërsa ky i fundit pretendonte se ishte e tij. Viktima ishte e ndarë nga bashkëshorti (vëllai i autorit), me të cilin kishte një vajzë 8 vjeçe, e cila ndodhet tashmë tek familjarët e Jetmirës.

Viktima dhe vajza ishin me urdhër mbrojtje, ndërsa konflikti me kunatin nisi pasi ish-bashkëshorti i Jetmira Hasanit kishte ikur emigrant në Greqi.
Shtuar më 18/09/2020, ora 11:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori