Vrau gruan në mënyrë makabre, arrestohet pas 20 ditësh autori
Pëlqej
Vetëm pak javë më parë në Kukës një krim makabër i mori jetën një gruaje 68 vjecare.

Vetëm 20 ditë më pas bashkëshorti i saj, autori është arrestuar nga policia.

Policia e Kukësit, ndalon 75 vjeçarin, i cili dyshohet si autori i vrasjes së bashkëshortes së tij, ngjarje e ndodhur më datën 04.04.2018 në fshatin Borje.

Specialistët e Seksionit Kundër Krimeve ndaj Jetës dhe Lirisë së Personit, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit;

-Adem Tale, 75 vjeç, banues në fshatin Borje.

datën 04.04.2018, në orën 23:16, në fshatin Borje, shtetasi Adem Tale, dyshohet se për motive të dobëta, në banesë ka vrarë me mjete të forta, bashkëshorten e tij, shtetasen Z.T, 68 vjeçe.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyësor Kukës, për veprime të mëtejshme. /albeu.com/
Shtuar më 26/04/2018, ora 20:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori