Ky është gardisti që vrau bashkëshorten me armën e shërbimit (FOTO LAJM)

44-vjeçari Alket Arapaj punonjës i Gardës së Republikës vrau me armën e shërbimit bashkëshorten e tij, Ervilma Seferi, 36 vjeçare.

Ngjarja ndodhi sot rreth orës 06:00 në banesën e çiftit në Allias, ndërsa motivet që e kanë shtyrë këtë të fundit të ndërmarrë aktin e rëndë janë ende të paqarta.

Alketi është babai i një vajze dhe rezulton që si ai ashtu edhe bashkëshortja të kenë qënë besimtarë myslimanë.

Në një postim kjo e fundit shfaqet edhe e mbuluar me shami. Vetë Alketi duket që është shumë aktiv në rrjetet sociale, dhe ka një vajzë të vogël. /albeu.com/
Shtuar më 12/02/2019, ora 09:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori