Vrau gruan dhe vajzën e mitur, OFL i trokiti në derë 70 vjeçarit
Një 70-vjeçar i cili para 20 vitesh ka vrarë gruan dhe vajzën e tij 13 vjeçe në Tepelenë, është vënë në shenjestër të OFL-së.

Bëhet fjalë për Selam Qëndron, i cili në shkurt të këtij viti, rrëfeu vetë ngjarjen në emisionin “Me zemër të hapur”, në “Neës 24”, duke u shprehur se krimin e kishte kryer pasi kishte gjetur gruan me komshiun në shtëpi.

Ai ishte dënuar me 25 vjet burg për krimin e dyfishtë, për të cilin kishte qëndruar edhe 3 muaj në koma, për shkak të shokut që kishte pësuar. Nga ana tjetër, “Forca e Ligjit” u ka dorëzuar formularët edhe 4 personave të tjerë, 2 të dënuar për vrasje, një për vjedhje dhe një tjetër për pengmarrje.

Policia tha dje se në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL u ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve: Bledar Hasani, banues në Tiranë, i dënuar për veprat penale “Grupi i strukturuar kriminal”, “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe “Vjedhja”; Selam Qëndro, banues në Tepelenë, i dënuar për veprat penaleVrasja me paramendim” dhe “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”; Memo Lila, banues në Tepelenë, i dënuar për veprën penaleVrasja me paramendim”; Sadik Hazizi, banues në Tepelenë, i dënuar për veprën penaleVrasja me paramendim”; Gentian Çani, banues në Gjirokastër, i dënuar për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”.

Shtuar më 24/11/2020, ora 12:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori