U godit në fytyrë me grusht, Berisha shfaqet me syze dielli në publik (FOTO LAJM)

Kreu demokrat Sali Berisha, ditën e martë, 6 dhjetor, u sulmua me grusht nga Gerti Shehu në bulevardin ku po zhvillohej protesta.

Pas grushtit, Berisha ka mbetur me shenja në fytyrë dhe në sy, dhe për këtë arsye, kreu demokrat u shfaq me syze dielli në zyrën e tij, teksa po zhvillonte një takim me ish-Presidentin e Kroacisë, Stipe Mesiç.

Berisha para ish-Presidentit kroat, deklaroi se personi që ishe zgjedhur për ta sulmuar është një informator i policisë kriminale.

“Personi i zgjedhur që do më godiste është informator i policisë kriminale, me të cilin është marrë një nga figurat më të zeza të historisë së shtetit shqiptar”, u shpreh Berisha.

Ndërsa Mesiç e cilësoi atentat sulmin ndaj Berishës.

“Isha mysafir në Shqipëri dhe teksa ndodhesha këtu dëgjova për sulmin dhe kjo më shqetësoi shumë. Më shqetësoi dhe u befasova sepse Doktor Sali Berisha është babai i demokracisë në Shqipëri dhe më gjerë. Unë kam qenë ish-kryetar i Kryesisë dhe Jugosllave dhe President në Kroaci dhe prej fillimisht jam bashkuar me Berishën për demokracinë. Nuk kam shumë të dhëna për momentin, nuk dua të nxitohem, por kjo quhet atentat për mendimin tim. Sali Berisha i duhet shqiptarëve, i duhet rajonit dhe komunitetit evropian. I dëshiroj nga zemra shumë shëndet dhe të punojë për demokracinë”, tha ai.


Shtuar 8.12.2022 12:18