Vrau grekun 28 vite më parë, arrestohet shqiptari në Belgjikë
51-vjeçari shqiptar Muhamet Belba shkoi për të grabitur një grek në 17 shkurt 1993, por doli prej andej duke kryer edhe një vrasje, gjë që do ta përndiqte edhe gjatë viteve në vijim.

Për të humbur gjurmët ai u largua nga Greqia në shtete të tjera dhe sëfundmi në Belgjike, ku edhe është arrestuar nga autoritetet atje me kërkesë të Interpol Tiranës.

Tashmë, me të ardhur në Shqipëri ai do të vuaje dënimin e dhënë nga gjykata e Elbasanit për ngjarjen e rëndë në Greqi. Belba është dënuar me 22 vite burg.

Njoftimi i plotë

Falë bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës, Departamentit të Polcisië Kriminale dhe autoriteteve policore në Belgjikë u bë e mundur kapja me qëllim ekstradimi e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Nga Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet policore në Belgjikë, është bërë ekstradimi nga Belgjika drejt Shqipërisë, i shtetasit shqiptar Muhamet Belba, 51 vjeç.

Ky shtetas është arrestuar nga autoritetet policore në Belgjikë, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, në zbatim të urdhër arrestit ndërkombëtar të nxjerrë nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan e ka dënuar këtë shtetas me 22 vjet heqje lirie, për veprën penale “Vjedhje me armë me pasojë vdekjen”.

Shtetasi Muhamet Belba, në datë 17.02.1993, në Greqi, ka vrarë një shtetas grek, me qëllim grabitjen e një shume parash që kishte me vete.

Shtuar më 23/01/2021, ora 11:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori