Një krim i rëndë ka ndodhur në një familje shqiptarë në Prishtinë, Kosovë.
Pas një sherri në familje,
babai ka qëlluar për vdekje
djalin e tij.
Viktimë ka mbetur shtetasi Albert Krasniqi, i vrarë nga
babai i tij, Skënder Krasniqi.
Pas ngjarjes së rëndë ka qënë vetë
babai i cili ka lajmëruar policinë duke pranuar krimin e rëndë, raporton albeu.com.
"
Ejani se e
vrava djalin...", mësohet se u ka thënë ai policëve pas krimit të rëndë.
Mediat lokale bëjnë me dije se mes viktimës dhe familjes së tij kishte probleme prej disa kohësh dhe se ai i kërcënonte ato për t'i plotësuar kushtet që kërkonte.
Dyshohet se ky mund të jetë motivi i ngjarjes së rëndë që ka tronditur kryeqytetin e Kosovës. /albeu.com/
Shtuar më 27/01/2021,
ora 18:30