Vrau bashkëshorten gjyqtare, burg përjetë për Fadil Kasëmin
Nuk i ka shpëtuar burgut të përjetshëm Fadil Kasëmi për vrasjen e ish-bashkëshortes së tij, gjyqtares Fildez Hafizi. Gjykata e Apelit ka vendosur të lërë në fuqi vendimin e shkallës së parë të Krimeve të Rënda, e cila e ka dënuar Kasemin me burgpërjetshëm për vrasjen e 31 gushtit 2017 që tronditi jo vetëm Tiranën.

Krimet e Rënda kërkuan gjithashtu që dënimi të kryhet në një burg të sigurisë së lartë. 39-vjeçarja u qëllua me 2 plumba pistolete brenda makinës së saj nga Fadil Kasemi, pas disa kalvareve në të kaluarën, nga të cilat kishte marrë edhe një urdhër mbrojtjeje. /albeu.com/

Shtuar më 15/05/2019, ora 12:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori